Showbiz
Nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të babait, tek marrëdhënia me Luizin! Flet Kejvina Kthella
6 muaj më parë


Kejvina Kthella ka folur për herë të parë pas largimit nga Big Brother. E ftuar në Fun Club nga Megi Pojani, Kejvina ka sqaruar çdo gjë.
“Kur kam dalë komentet kanë qenë shumë agresive dhe nuk e kuptoj pse gjithë kjo urrejtje. Asnjëri nuk e kuptoi si u ndjeva unë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Kam kërkuar falje publikisht për atë gjest (shpullën) sigurisht se nuk është diçka e mirë. Familjarët janë mërzitur shumë nga komentet që kanë marrë. Babai im vuan edhe nga diabeti dhe pas kësaj e ka përjetuar edhe më keq dhe ka pasur komplikacione”, është shprehur modelja.
Çfarë mendimi ruan sot Kejvina për Luizin?
“Unë dhe Luizi nuk njihemi nga jashtë, kemi shkuar shumë mirë që natën e parë. Gjithmonë e thoja e kam si vëlla. Ai moment nuk mendoj se ka prishur marrëdhënien tonë, kur të dalë them se çdo gjë do të vazhdojë si më parë. Sa herë jemi zënë edhe me shoqërinë dhe jemi puthur sërish. Marrëdhënia ime me Luizin aty ka qenë me të vërtetë reale. Dronin e dërgova për t’i thënë jam me ty dhe për t’i kërkuar falje për gjestin”, u shpreh Kejvina.