Kryefjala Logo

Nga hyrja në Big Brother tek ribashkimi, flet Bora Zemani: Jam penduar!

1 Tetor, 2022 | 11:00 pm

Mbrëmjen e sotme, Bora ka qenë e ftuar tek Më lër të flas. Ku mes shumë pyetjesh, kuriozitetin më të madh e ka pasur fakti sesi ka përjetuar Bora Zemani hyrjen në Big Brother.

“Ka qenë një histori që njerëzit u afeksionuan shumë, unë nuk i dua historitë publike por ajo ndodhi dhe u ekzagjërua pak. Unë në këtë situatë kam qenë vetëm 13 minuta. Ka patur periudha të bukura ka patur e të vështira, i kam kaluar me njerëz të mirë afër vetes që janë kujdesur për mua. Ndonjëherë është më mirë tu largohesh disa gjërave. Jam penduar aq shumë që e takova, ose ndoshta duhet ta kisha menduar më shumë.”

Ndërkohë duke cekur paksa historinë që vazhdoj pas me Trixën, por pa përmendur emrin e saj Bora ka treguar se ka qenë e vështirë.

Më tej përsa i përket raportit, sesi e rregulluan ka qenë Romeo ai që e ka pyetur e Bora ka thënë: kush tha që është rregulluar.

Më tej Donaldi ka treguar; “Raporti u rregullua me shumë telefonata mes Semit, sepse unë nuk dija çfarë ti shkruaja, më vinte zor. I thoja Semit ti je oficeri im, duhet te flasësh pak me të. Më ka lodhur dhe ajo Semi. E derisa më tha që shkruaj vetë. Mesazhi i parë ka qenë: Dua të të shkruaj por nuk di ç’të të them!”

Të ngjashme