Showbiz
Nga gangster në një elf! Eri i Përputhen habit në videoklipin e Kallashit
14 Shkurt, 2021 | 12:06 pm
Deklarata e Rinianit, i cili ka punuar si striptist në Itali ka nxitur shumë debate në studion e Për’puthen. Kur u pyet nëse do ti bënte përshtypje që Ana, vajzën me të cilën ka pasur takimin e parë, do të kishte punuar striptiste, u shpreh se eksperiencat e kaluara nuk i bëjnë përshtypje. Por Eri duket se nuk ishte aspak dakord dhe e tha troc mendimin e tij pa hezituar asnjë moment.
Eri: Ju të bëni me dhimbje koke o vëlla, si mo ajo ti zhvishej tjetrit dhe s’të bën përshtypje?
Riniani: Po çfarë të bëj, të gënjej?
Eri: Jo, ju bëni gjëra vetëm për ekran. Po e marr me shaka se me e marr seriozisht, të lun nga mendtë e kokës.
Ai shtoi se sipas tij këto gjëra janë të ndara dhe janë për vajzat, se atyre u ka hije edhe jo për djemtë.
Epo edhe pse nuk e pëlqeu punën e dikurshme të Rinianit si striptist, duket se Eri nuk e ka aspak problem të dalë ‘i zhveshur’ si model edhe të tregojë muskujt në klipin e Kallashit, kërcimtare e njohur në Kosovë, Shqipëri edhe më gjerë. Në këtë klip Kallashi është “nana dimri”, pra një babagjyshe seksi ndërsa Eri dhe 3 meshkuj të tjerë janë elfët e saj, të cilët janë veshur me streçe jeshile dhe tregojnë muskujt dhe jo vetëm. Madje Eri tregon se edhe ai lëviz gjoksin me anë të muskujve. Ose me shumë mundësi e ka harruar këtë gjë për pak momente.
Surpriza në klip nuk është vetëm Eri, por edhe një tjetër ish-konkurrent i ‘Për’puthen’, Panajoti, i cili shfaqej si një djalë që nuk e pëlqente këtë jetesë apo të dilte në club-e, por si duket nuk kanë refuzuar dot ftesën për të qenë pjesë e klipit të kërcimtares seksi Kallashi, e cila në këtë periudhë u fut “fuqishëm” në tregun muzikor, por u ndal më pas.