Kryefjala Logo

Nga biseda e telefonit tek presioni i bashkëshortes, Kresha zbulon pseudonimin që i ka vënë!

7 Shkurt, 2023 | 11:35 am

“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës ka qenë një spektakël me shumë emocione dhe të pa thënë. Dy ndër të ftuarit special, MC Kresha, Geasy janë vendosur përballë në sfidën e telefonit, ku secili prej tyre duhet të realizonte një sfidë. Teksa në ekran ka dalë shenja e Ëhats App, Kresha duhet të zbulonte bisedën e fundit me bashkëshorten e tij Erzinën dhe sesi ja ka shënuar emrin në telefon.

Ndërkohë Kresha ka zbuluar se emrin në telefon e ka “Wifey” e shoqëruar me tre emoji zemrash dhe biseda e fundit ka qenë teksa Erzina dhe Gresa bashkëshortja e Lyrical kishin dalë së bashku dhe Kresha I shkruante: Kaloni mirë, I love you (Të dua), ndërkohë që përgjigja e Erzës ka qenë: “Love yours Mundime Gashi, (ti do Mundime Gashin).

Më tej Kresha ka zbuluar se teksa bashkëshortja e tij I bën presion, ai e quan me titullin “Mundime Gashi”, duke shkaktuar të qeshura me këtë pseudonim.

Të ngjashme