Nga bibla tek Fjolla Morina, monologu i Olti Currit na surprizoi te gjitheve!

9 muaj më parë

Opinionisti, Olti Curri ka qenë i ftuar në emisionin “Oxygen”, ku ka treguar shumë gjëra nga jeta e tij personale dhe rreth karrierës.

Olti zgjodhi që hyrjen ta bëjë në këtë emision përmes një monologu duke ironizuar me këngëtaren kosovare, Fjolla Morinën dhe showbizin shqiptar.

Përmes disa vargjeve, ai u shpreh se Fjolla ishte e para që pa fije zëri u bë këngëtare kështu duke bërë klipe e duke bërë edhe koncerte.

“Në bibël e para thuhet e para ishte fjala, lerë ca thotë bibla, ca themi ne shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës – kush ishte e para? E para ishte Fjolla, po po Fjolla, Fjolla Morina. Ishte hera e parë që një njëri pa fijen e zërit u bë këngëtare bënte klipe bënte edhe koncerte”, u shpreh Olti Curri sipas gazetes Express

Madje, Olti tha se gjatë kohës që lexon revistat e huaja mund të shohësh për këngëtaren seksi, Adriana Limën, teksa tek shqiptarët ishte Fjolla e cila zgjon interesim për publikun pas secilit veprim që bën.

Të ngjashme