Showbiz
Nga 1 tek 10-ta sa nga ju keni patur të njëjtin problem si Ylli në avion?!
27 Maj, 2022 | 5:49 pm

Këngëtari Yll Limani për shkak të koncerteve të tij detyrohet që herë pas here një pjesë të mirë të kohës ta kalojë në avion. Dhe në fakt artisti i ri nuk ankohet aspak për zgjedhjet që ka bërë në jetë (madje i urren kolegët që ankohen) por herë pas here si të gjithë neve i ndodhin probleme kur udhëton.
Nëse ne do ju pyesim se cilat janë problemet më të shpeshta që hasim ne shqiptarët në udhëtimet tona, jemi të sigurt që përgjigjet janë këto:
1. Pasagjeri ngjitur me ne na ka zënë sediljen që na takonte ne
2. Dikush ka marrë me vete raki e djath…(ose ndonjë produkt tjetër bio)
Me Yllin ka ndodhur fenomeni parë. Zonja afër tij i ka zënë sediljen afër dritares dhe siç thotë dhe Ylli në këtë foto që ka postuar në rrjetet sociale bën sikur se ka mendjen…
Yll we feel you!!!!