Showbiz
Nga 1 tek 10 sa do guxoje t’a vishje fustanin e Era Istrefit?!
12 Prill, 2022 | 11:34 am

Që në fillimet e karrierës së saj, Era Istrefi dalloi jo vetëm për veçantinë e saj si arstiste por edhe për stilin e saj të të veshurit. Ajo na solli edhe në vëmendje atletet e famshme të Spice Girls, që u rikthyen edhe njëherë në modë.
Pak ditë më parë ajo ka publikuar këngën “Bebe” që është kthyer në një sensacion dhe veç muzikës shohim që këngëtarja e hitit “Bon Bon” është kthyer fuqishëm edhe në rrjetet sociale.
Jo më larg se dje ajo ka veshur një fustan tejet provokues dhe sensual(krijim i Valdrin Sahitit) që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj në rrjetet sociale.
Ky fustan nxjerr në pah trupin perfekt të Erës megjithatë mbetet një veshje e guximshme që s’mund ta veshin të gjithë…