Kryefjala Logo

Neymar do të bëhet baba për herë të tretë me partneren e re!

2 muaj më parë

Neymar do të bëhet baba për herë të tretë. Nëna e fëmijës së tij të 3-të, është një modele braziliane, që prej disa kohësh është në një lidhje me lojtarin dhe madje ka qenë pranë tij pas operacionit në gju.

 

Modelja shoqëroi Neymar gjatë gjithë trajtimit të dëmtimit, i cili ndodhi në tetor në një ndeshje kundër Uruguait. Shqetësimi i yllit të futbollit kur mori vesh lajmin ishte se si do t’i tregonte Bruna Biancardit, mamasë së Mavie, vajzës së tij të porsalindur.
Futbollisti është edhe babai i 12-vjeçarit Davi Lucca.

Nëna e foshnjës është një modele braziliane, e cila është në muajin e tretë të shtatzënisë. Shtatzënia ndodhi gjatë kohës që ata kishin një lidhje, përfshirë edhe gjatë periudhës së rikuperimit të lojtarit nga dëmtimi i gjurit.

Të ngjashme