Kryefjala Logo

Nesër kemi dasmë… Zbulohen detaje të reja nga festa e Ilir Shaqirit…

27 Maj, 2022 | 12:21 pm

Nesër ka dasmë në familjen Shaqiri. Iliri dhe Emanuela do të martohen në qytetin bregdetar të Durrësit dhe siç ka mësuar Kryefjala.com kjo është më tepër një festë që Ami dhe Ermali, bashkë me kompaninë e tyre po i organizojmë mikut të tyre.

Ne kemi mësuar gjithashtu që do të ketë shumë të ftuar ndërsa dy artistët që do të ndezin atmosferën për të dasmorët do të jenë këngëtarja, Orgesa Zaimi dhe Gena. Të dy artistë që janë të paparë në të kënduarin live, ku Orgesa do të ketë në ngarkim repertorin e muzikës së lehtë ndërsa Gena muzikën popullore atë që di të bëjë më mirë.

Burimet pranë çiftit nuk japin shumë detaje por lanë të kuptojnë që edhe Emily vajza e artistit do të përfshihet në një moment artistik. Gjithçka mbetet për tu parë nesër…

 

Të ngjashme