Kryefjala Logo

Nesër kemi dasëm. Detajet që nuk dini për ceremoninë e Kleas dhe Elgitit…

3 Qershor, 2023 | 8:34 pm

Klea Huta dhe Elgit Doda do të martohen nesër dhe si lokacion kanë zgjedhur bregdetin e jugut për të bërë ceremoninë e tyre. Kryefjala.com ka mësuar se Klea fustanin e nusërisë ja ka besuar një stilisteje të Kosovës, ndërsa për grimin e saj do të kujdeset makeup artistja, Suela Cangu.

Dasëm pa aheng nuk ka andaj këtë pjesë do ta mbulojë Juliana Pasha dhe me shumë mundësi do të këndojnë edhe artistët e ftuar në këtë festë.

Klea ka kërkuar që të ftuarit mos të vishen me të zeza, por me ngjyra pastel të cilat i rrinë mirë edhe bregdetit. Më herët Klea festoi me motrat dhe mikeshat në Barcelonë, ndërsa Elgiti ka qëndruar në Tiranë për të punuar këngët e reja.

Duke qenë se është bërë e modës që këngëtarët krijojnë në ditën e dasmës këngë për partnerët e tyre nuk është çudi që Elgiti ti ketë dedikuar diçka të tillë Kleas.

Të ngjashme