Showbiz
Nëse s’do të ishte këngëtare, Ava Max do të zgjidhte…
30 Gusht, 2022 | 4:42 pm

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max ka qenë E ftuar në VMA të MTV, ku i është përgjigjur rubrikës së 22 pyetjeve.
Ajo na zbuloi shumë gjëra të pathëna për veten e saj, dhe ndër të tjerash tregoi se si do të ishte jeta e saj po të mos ishte bërë këngëtare.
Këngëtarja e hitit “Sweet but psycho” tha se nëse s’do ishte kjo që është sot, një artiste e përmasave botërore e sigurt që do të ishte një “interior designer”, sepse pasioni i saj janë shtëpitë.