Showbiz
Për pushime ideale në Tajlandë, ndiq këshillën e Iva Tiços (se nuk do t’ju lejojnë të hyni brenda)
12 Prill, 2022 | 5:34 pm

Gazetarja e njohur shqiptare Iva Tiço ka vendosur që si destinacion të zgjedhë Tajlandën. Iva është një nga personazhet publikë që udhëton shpesh, madje zgjedh të vizitojë gjithnjë vende të veçanta për të eksploruar.
Së bashku me partnerin e saj, Iva ka zgjedhur të vizitojë tempullin budist “Wat Arun” një nga atraksionet më të vizituara dhe të pëlqyera nga turistët. Por Iva ka patur një mini problem që mund të vlejë si këshillë edhe për ju.
Nëse do donit ta vizitonit këtë vend nuk duhet në asnjë mënyrë të shkoni me pantallona të shkurtra, pasi konsiderohet si mungesë respekti.
Epo sipas vendit dhe kuvendi, me rëndësi është që ish opinionistja e “Big Brother Vip”, Iva Tiço e ka gjetur zgjidhjen dhe ka arritur të hyjë brenda tempullit të famshëm.