Showbiz
Nëse doni të njihni trungun familjar të Yllit shikoni këto foto
12 Qershor, 2022 | 6:35 pm
Yll Limani e ka marrë pushim për një ditë nga koncertet e tij të shumta dhe ka shijuar një dasmë fisi. Ndaj nuk ka ngurruar të na prezantojë familjen, hallën, xhaxhallarët, nipërit pra me pak fjalë gjithë trungun e tij familjar.
Megjithatë edhe në këtë ceremoni familjare ai nuk ka mundur t’i shpëtojë dot muzikës, pasi ka kënduar në dasmë. E në fakt të kesh Yll Limanin në dasëm dhe mos të të këndojë, do të ishte pak e çuditshme. Baladat e tij janë shpesh këngët e dashurisë së çifteve shqiptare me të cilat zgjedhin të hapin dasmat e tyre.
Bashkëpunimi i tij i fundit me Noizyn “Alkool” duket se ka ecur mirë dhe po pëlqehet nga publiku.