Kryefjala Logo

“Nëna ka 3 javë që qan”, Gazi i kërkon falje familjes të Julit

3 Mars, 2024 | 6:21 pm

Gazmend Ujkashi dhe Julian Deda e nisën rrugëtimin e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” si dy miq, por me kalimin e ditëve nisi debati mes tyre.

Madje debatet arritën deri aty sa të ofendojnë rëndë njëri-tjetrin. Në një moment gjatë një debati, Gazi i është drejtuar Julit duke i thënë se “ka gjak spiuni”.

Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga familja e aktorit të njohur. Këtë e zbuloi Mario Deda teksa ishte i ftuar në emisionin “Fan Club”.

Në studio ishte gjithashtu edhe ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Gazi. Vëllai i Julit e pyeti atë në lidhje me këtë deklaratë dhe ai i kërkoi falje.

“Nëna ime ka 3 javë që qan për atë fjalë, a mund t’i kërkosh falje?”, iu drejtua Mario-Gazit.

Ish-banori kërkoi menjëherë ndjesë, duke shtuar se është faji i tij dhe që është keqkuptuar.

“Të ruajt Zoti, ma bëj hallall. Është totalisht faji im. Ka qenë një moment qe unë në sekonda e kam kuptuar. E vetmja fjalë gabim që kam thënë aty ka qenë kjo fjalë. Kam respekt për të gjithë familjen. Ishte shkarje goje që shkon në atë kontekst”, tha Gazi.

Të ngjashme