Lifestyle
Nëna e Rita Orës reagon për ngjarjen e rëndë të 11 vjeçares nga Kosova. Një traumë që ajo s’do ta harroj kurrë!
1 Shtator, 2022 | 11:41 am

Për rastin e 11 vjeçares nga Kosova me të cilën abuzuan seksualisht në mënyrë të përsëritur disa meshkuj me radhë, reagoi gjithë opinioni publik shqiptarë dhe jo vetëm. Personazhet më në zë publikë të vendit, gazetarë, aktivistë dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve të Shqipërisë e Kosovës, u mblodhën masivisht në shesh për të mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave.
Për të njëjtën temë ka reaguar edhe nëna e Rita Orës, Vera Ora e cila me anë të një videoje shprehu shqetësimin e saj por duke na dhënë edhe një vështrim kritik për psikologjinë e një përdhunuesi – dhe përdhunuesve në grup.
Vera Ora tha se ky mund të ketë qenë një sulm i mirëmenduar nga meshkujt që abuzuan me vogëlushen, por nga ana tjetër ajo theksoi se kjo traumë do të mbetet gjatë në memorien e 11 vjeçares…