Kryefjala Logo

Neda i thotë Kiarës që vetëm ato janë nënat e “Big Brother”, por e ka gabim

27 Nëntor, 2023 | 2:41 pm

Jo pak çifte janë krijuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother por deri tani, vetëm tetë 4 çifte janë bërë prindër. “Vajza ime dhe vajza jote janë të parat që janë fryt i dashurisë në Big Brother”, i tha Neda Balluku Kiara Titos, por nuk është e vërtetë pasi ka edhe çifte të tjera që janë njohur në Big Brother dhe që sot janë prindër.

Neda & Ogreni

Në “Big Brother 4”, një nga marrëdhëniet më të diskutuara të atij sezoni ishte çifti Neda-Ogren. Neda Karafili dhe Ogren Balluku u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të tre fëmijëve, djemve Serzh dhe Zai dhe vajzës Suzie Ann.

Matilda & Fatjoni

Ndryshe nga çiftet e tjera, Matilda dhe Fatjoni ishin në një lidhje kur u bënë pjesë e “Big Brother 7”, ndonëse duhej ta mbanin të fshehtë këtë fakt. Sot, ata janë prindër të 2 vajzave.

Einxhel & Arbër

Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta, i njohur si DJ Dagz, u njohën në “Big Brother VIP 1”. Ata treguan se ndjenjat ishin mëse të vërteta edhe jashtë formatit ndaj Einxhel dhe Dagz janë sot prindër të vogëlushit, Trev.

Kiara & Luiz

Pak ditë më parë, Kiara Tito konfirmoi se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Luizi do të bëhen prindër të një vajze.

Të ngjashme