Showbiz
Në statusin e fundit Loredana i tha të gjitha (përmendi dhe Mozzik)
21 Gusht, 2022 | 4:57 pm
Loredana ka shpërthyer në rrjetet sociale duke postuar një mesazh shumë të gjatë. Në të shohim që ajo përmend dhe ish partnerin e saj, Mozzik.
“Asnjë nuk e kishte këtë urrejtje që kisha unë… asnjë. Po si e thonë? Zoti vë në provë më të fortët, dhe po dreqin isha shumë e fortë!!!! Për familjen time për fëmijën tim dhe për të gjithë ata që më kanë dashur gjithmonë që nga dita e parë…”, shkruan reperja.
“Dëshironit që unë të zbuloja familjen time për ta bërë fytyrën time më të pastër? Doje që unë të shisja ish-burrin tim që të përmirësoja reputacionin tim? Unë as nuk i shes askujt as personin që më urren papritur, sepse ai bën gabime”, vijon Loredana…
Reperja më e komentuar e momentit vijon duke thënë se të njëjtën rrugë do të vijojë të ndjekë sërish me gjithë njerëzit e rëndësishëm të jetës së saj. “ Të gjithë të tjerëve që kanë vazhduar të më duan edhe sot e kësaj dite, BETOHEM SE DO JU DUA DHE NUK DORËZOHEM KURRË…”