Fasulet në shtëpinë e Elvanës gatuhen si në shtëpinë e çdo shqiptari

1 muaj më parë

Edhe në shtëpinë e Elvana Gjatës dita e fasuleve është si në shtëpinë e çdo shqiptari… Të hënën… Nuk e dimë nëse nënat apo baballarët tanë i fusin një mendje të lehtë të hënave por ky është fakt. Dita e parë e javës fillon me fasule.

Duket se i njëjti zakon ndiqet edhe në shtëpinë e këngëtares, Elvana Gjata e cila në një video që ka shpërndarë në rrjetet sociale shihet teksa flet me të atin dhe të dy duken shumë të lumtur.

Elvana prej disa kohësh e zhvillon karrierën jashtë shtetit dhe në Shqipëri dhe menjëherë pasi setit forografik nuk ka ngurruar të flasë me prindërit për të mësuar se çfarë kanë gatuar për drekë. Por alarm i rremë dita e fasuleve është të hënave, jo të shtunave.

Elvana mos puno kaq shumë se e sheh si e humbet ritmin e ditëve dhe kohës…

 

 

Të ngjashme