Kryefjala Logo

Në sagën më të ndjekur në Netflix luan aktori shqiptar

5 Prill, 2022 | 3:35 pm

Quhet Jozef Gjura, është 25 vjeç dhe është pjesë e kastit të një prej sagës më të ndjekur italiane, ‘Sul piu Bello’. Filmi është xhiruar i gjithi në Torino dhe flet për historinë e Martës, një vajze e cila vuan nga një sëmundje e rrallë. Këto vuajtje ajo i përballon krah dy shokëve të saj Fredericca-s dhe Jacopo, i cili interpretohet nga aktori me origjinë shqiptare.

96F010B3 D921 4884 99E0 3D0A50CAB432

Jozf ka lindur në Shkodër në vitin 1994. Në moshën 6-vjeçare u transferua në Itali sëbashku me prindërit. Ai është diplomuar “Teatro Stabile” të Torinos për aktrim por ka punuar edhe si fotomodel. Aktori shqiptar ka qenë gjithashtu edhe imazh i brand-it të njohur italian, Ferragamo.

CB9F773F 471B 49C4 AE3B 13B054A34C3B

Në një intervistë dhënë dy vjet më parë për mediat shqiptare, Gjura ka thënë se flet shumë mirë shqip.“Më pëlqen shumë të flas shqip, nëse do të kem një fëmijë, do t’i flas shqip. Shkoj shpesh në Shqipëri e përherë më shkakton një efekt të çuditshëm, pasi është diçka që më përket por, që njëkohësisht e ndiej të largët”, është shprehur aktori i njohur.

Të ngjashme