Showbiz
Në një ekran të ri, ja ku do ta shikojmë moderatorin e njohur
9 muaj më parë

Moderatori i njohur Ermal Peçi i bashkohet familjes së Radio Televizionit Shqiptar. Ka mjaftuar një promo që tashme lajmi te konfirmohet dhe kureshtja e publikut të marri fund.
‘Më prit në fundjavë’ është programi më i ri që do të vij së shpejti në ekranin tonë nën moderimin e Ermal Peçit.
Ndryshe nga se ishit mësuar me të vitet e fundit, Ermali ka zgjedhur të largohet nga pasditet e përditshme për tu fokusuar vetëm në dy takime me publikun, pikërisht të shtunën e të djelën.
Me një promo ngacmuese ai ka dhënë disa sinjale për ndjekësit duke lënë të nënkuptohet se edhe gjate fundjavës s’do të mungoj energjia e tij e përhershme e as bisedat me personazhet publike dhe jo vetëm.
‘Më prit në fundjavë’ nis shumë shpejt ndaj ju duhet edhe pak durim për të qënë bashkë në këtë rrugëtim televiziv.