Kryefjala Logo

Në Mitrovicë nuk thërret hoxha ezanin por Mc Kresha

25 Prill, 2022 | 3:48 pm

Jemi në muajin e bekuar të Ramazanit dhe në Shqipëri ka mijëra besimtarë që agjërojnë përfshirë edhe njerëz të famshëm.

Një ndër këta personazhe është edhe Mc Kresha,reperi i famshëm Kosovar që gjithmonë ka shprehur hapur besimin e tij që dhe pse mes shumë impenjimesh dhe koncerte nuk ka ndalur agjërimin.

Një video e tij po qarkullon në internet ku shfaqet reperi në teravi në qytetin e tij Mitrovicë duke thirrur ezanin.

Është Gazetaneutralal në TikTok që e ka shpërndarë Mc Kreshën duke kënduar dhe nëse nuk do ta shikonim,nuk do ta besonim sa mirë e bën!

Të ngjashme