Showbiz
Në mijëra komente,Bebe Rexha i përgjigjet komentit fyes të ndjeksit serb!
1 Gusht, 2024 | 9:25 am
Bebe Rexha u rikthye në Shqipëri pasi do të performonte në festivalin “Sunny Hill” dhe përfitoi nga rasti për të takuar miq e familjarë këtu dhe për të vizituar vendin e saj të origjinës në Dibër.
Në një koment në postimin e saj, Bebe Rexha deklaroi se “Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Presheva për të janë të gjitha Shqipëria”, gjë që nuk është pritur mirë nga mediat dhe komentuesit serbë.
Siç duket kjo deklaratë patriotike e saj ka shkaktuar një sërë reagimesh negative nga media dhe komentues serbë nëpër rrjete sociale.
Një prej tyre, ka bërë një komentues fyes ndaj Rexhës.
Në përgjigje të komentit që shkruante “Bebe Rexha, hej shqiptare, ti mund vetëm të ëndërrosh. Shijo një penis serb”, Bebe Rexha nuk hezitoi të kundërpërgjigjej. Ajo rishpërndau komentin në “InstaStory”, duke shkruar “Do të doje”, dhe e shoqëroi me plot flamuj shqiptarë.