Showbiz
Në lidhje me Ardian Bujupin? Flet Jasmina
1 vit më parë


Prej disa fotosh që u perhapën në rrjet u përfol se Jasmina e Përputhen dhe Ardian Bujubi janë në një lidhje dashurie. Diçka e papritur por që pati shumë kuriozitet.
Nisur nga këto aludime në një intervistë të fundit, Jasmina nuk i ka shpëtuar kësaj pyetje dhe përgjigjia na ka dyjëzuar sërish. Ajo nuk e ka mohuar lajmin por as nuk e ka pohuar.
“Bashkëpunimi shkoi shumë mirë, ishte hera e parë që takoheshim. Duke qenë se dola nga një emision dashurie isha e detyruar ta mbaja të hapur jetën time private, por tani kam vendosur ta mbaj private dhe nuk dua te jap shpjegime të tepërta”.- ka thënë ajo.
Ndërkohë në anën tjetër Ardiani e ka mohuar kategorikisht për Indeksionline duke u shprehur se ai është single dhe nuk ka njeri në jetën e tij.