Showbiz
Në Kuadër të Dashurisë: Surpriza e premierës ishte silueta e Ledion Liços dhe mungesa e postimeve nga Arbana Osmani
9 Tetor, 2023 | 10:30 pm
Mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” nga Top Channel Films. Veç glamourit dhe xixave mbrëmja në nisje nuk kishte ndonjë surprizë pasi gjatë këtyre muajve është zbuluar gjithçka. Publiku dinte e njihte aktorët që kanë marrë pjesë, aktorët e kastit, regjisorë, skenaristë, producentë, dinamikat e kryesisht edhe temën që trajton filmi.
Padiskutim ka patur edhe shumë fjalë që aktorët e kastit kanë patur mosmarrveshje mes tyre, por veç ksaj publiku sërish priti me padurim të shihte në tapetin e kuq Olta Gixharin, Luiz Ejllin e Kiara Titon e shumë personazhe të tjerë, ku nuk munguan fotot, brohorimat e pankartat.
Të pranishëm, e të ftuar kryesisht ka qenë stafi i Top Channel, por ajo ç’ka ra në sy, ishte eleganca e Ledion Liços. Prej disa kohësh Ledioni nuk shfaqej shpesh publikisht, e kishte humbur format e tij trupore. Por në këtë mbrëmje u shfaq në formë shumë të mirë duke na rikujtuar Ledionin teksa prezantonte Top Fest apo Big Brother.
Diçka tjetër që nuk mund të shpëtonte pa u vënë re, ishte mungesa e postimeve të moderatores Arbana Osmani. Prej vitesh Arbana është një nga moderatoret e programeve më të suksesshme në TCH. Madje Arbana ka qenë edhe në krye të produksionit të Big Brother VIP, nga kanë dalë emrat kryesorë të këtij filmi, por edhe pse prezente në premierë ajo ka zgjedhur të mos bëjë asnjë postim deri më tani.