Kryefjala Logo

Në fund të 2022 Ronela mori një çmim nga Eurovizioni…

31 Dhjetor, 2022 | 1:38 pm

Ronela Hajati performoi në skenën e Eurovizion-it që duket se u pëlqye masivisht nga publiku i festivalit europian, megjithatë këngëtarja shqiptare nuk arriti të kualifikohet në finale pas votave të jurisë.

Por ajo ka arritur një tjetër sukses, duke rrëmbyer së fundmi edhe një “cmim” të dhënë nga Eurovizion-i. Bëhet fjalë për “cmimet” e fundvitit që kompeticioni jep për pjesëmarrësit dhe kënga e Ronelës është votuar nga publiku i rrjeteve sociale si “Kënga më e mirë jo e kualifikuar”.

Në video-n e postuar në faqen zyrtare të Eurovision, Ronela ka shprehur gjithë dashurinë e saj për publikun që ka duartrokitur muzikën e saj.

1F18EDBB 4841 4FC5 AC5E 00FF7E28906E

Të ngjashme