Showbiz
Në ditëlindjen e qenit të Beatrixës kishte vetëm VIP-a
16 Gusht, 2022 | 10:45 am
Mos e besoni po deshët por në 6 vjetorin e Bellës, qenushes së Beatrix Ramosaj kishte vetëm personazhe publike. Ka qenë këngëtarja ajo që i ka postuar këto video në rrjetet sociale dhe aty shohim dy këngëtare shumë të njohura të Kosovës, Shkurte Gashin dhe Genta Ismajlin.
Madje kjo e fundit sëbashku me Trixën i kanë kënduar Bellës së vogël edhe këngën e ditëlindjes. Beatrix Ramosaj është shumë e lidhur me qenin e saj, madje konsiderohet nga ato personazhe që i ka mbrojtur fort edhe të drejtat e kafshëve, duke reaguar shpesh edhe në rrjetet sociale.
Madje Bella u fut si surprizë edhe kur ajo ishte konkurrente në shtëpinë e Big Brother.