Kryefjala Logo

Në debatin mes Duffyt dhe Sarës u përfshi edhe Melinda…

10 Tetor, 2023 | 9:39 am

Debati i Dafina Zeqirit dhe Sara Hoxhës është më i përfoluri ditët e fundit. Së fundmi duket se ‘sherrit’ i është bashkuar edhe Melinda Ademi.Në një postim të bërë në ‘Threads’ Dafina shkruan: “Gratë që mbështesin dhe duan njëra-tjetrën është një superfuqi”.

Kaq ka mjaftuar që Melinda t’i vërtetojë të kundërtën Dafinës, duke iu kthyer: “Ti vetëm feministe nuk je”, koment të cilin e ka shoqëruar edhe me ikonën e një kllouni. Ky koment vjen në ditët ‘më të nxehta’ të përplasjes mes vajzave, e Melinda e tregoi se anën e kujt ‘mban’ në këtë histori.

Sara Hoxha në një intervistë dhënë së fundmi sqaroi se nuk ishte aspak në dijeni se pse Dafina ishte mërzitur aq shumë me të . Nga ana tjetër Dafina reagoi ashpër pas kësaj deklarate, duke i thënë që të kujdeset për burrin dhe fëmijën e saj.

IMG 8039

Të ngjashme