Kryefjala Logo

Në debatin Donald-Flori (sapo) u përfshi dhe Einxhel Shkira

20 Qershor, 2022 | 7:37 pm

Debati i Donald Veshajt dhe moderatorit Flori Gjini është komentuar sot gjerësisht në rrjetet sociale. Pas deklaratës së Donaldit që është shuar bota për meshkuj, prezantuesi i “Pushime on Top” ka reaguar duke bërë një gjest të Borës gjatë kohës kur priste Donaldin të dilte jashtë shtëpisë së Big Brother.

Por këtij debati sapo ju bashkua dhe një prej rivaleve më forta të Donaldit në Big Brother, Einxhel Shkira e cila ka mbajtur anën e mikut të saj, Florit duke treguar dhe ajo varësen e saj pikërisht nga Turqia ku është duke pushuar me të dashurin e saj.

D339F194 2902 4FED B6AA EECEB796532D

“Kurdo, kudo”, shkruan Einxhel në këtë foto që ka postuar në rrjetet sociale. Einxheli dhe Donaldi patën debate shumë të forta me njëri-tjetrin që kishin të bënin me emisionin që prezantonin dikur vëllezërit Veshaj.

 

 

Të ngjashme