Showbiz
“Ndoshta e hoqi babi foton, ka qenë shenjë nga lart”, preket Ronela Hajati
4 Maj, 2022 | 9:55 pm
Mbrëmjen e sotme Ronela Hajati ka qenë në një lidhje skype në “Goca dhe Gra”, ajo ka dhënë disa nga detajet e performancës së saj në Eurovizion dhe jo vetëm. Ronela gjithashtu ka treguar se në skenë do e ndjekin e ëma dhe dajat. Por dikush I mungon!
Është pikërisht babai I saj që është ndarë nga jeta, për të cilin Ronela është shprehur: Para çdo gjëjë të rëndësishme shkoj tek varri që flas me të. Ndoshta edhe foton që e hoqën ka qenë shenjë nga babi që nga lart”- ka thënë Ronela e përlotur.
Rikujtojmë se edhe gjatë fitores së Festivalit të Këngës, ajo u shpreh se ja dedikonte pikërisht të atit.