Kryefjala Logo

Ndoshta e dalluam kush ishte femra, “misterioze” që shoqëronte Lulzim Bashën në videon e publikuar sot, në një dyqan në Berlin.

21 Mars, 2023 | 6:43 pm

Politikani i njohur Lulzim Basha ka qenë sot protagonist i lajmeve në disa portale me një video ku dallohej teksa gjendej në një dyqan veshjesh në Berlin. Në videon që po e ripublikojmë ai duket teksa vishte pallton duke dalë nga dera (pasi logjikisht ka provuar veshje të atij dyqani) por pa blerë asgjë. Në video ai shihet i shoqëruar nga një femër brune, veshur me xhinse, pallto ngjyrë lajthi dhe një çantë të zezë. Duke qenë se ai shoqërohet gjithmonë nga bashkëshortja Aurela që këtë radhë nuk dukej pranë politikanit në këtë video, të gjithë u bënë kureshtarë për femrën që kishte në krah gjatë shëtitjes në dyqane në Berlin.

Madje zonjën ose zonjushën portalet e kanë cilësuar si femra “misterioze”, duke zgjuar më shumë kërshëri në publik.

Nga një postim në Facebookun e gazetares Esmeralda Mulaj (të pabllokuar për vizitorët që nuk janë ndjekës), shohim që edhe ajo ka qenë së fundmi në Berlin. Nga veshja në publikimin e gazetares, modeli dhe ngjyra e flokëve si edhe çanta që mban në krah, dyshimet janë që pikërisht ajo mund të jetë femra “misterioze” që ka shoqëruar Lulzim Bashën në shopping gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin gjerman.

8D11E3CC F071 48DC 9B37 4F5BA2B6CEA7

Të ngjashme