Kryefjala Logo

Ndodhi ajo që po prisnit. Elsa Lila foli…

24 Dhjetor, 2022 | 9:00 am

Është shpallur për herë të tretë fituese e Festivalit të Rtsh, por këtë herë pas 25 vitesh dhe me një këngë dedikuar vajzës së saj, Evita. Dje në media ka qarkulluar lajmi se Elsa Lila ishte mërzitur që nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, pasi këtë çmim e mori Albina Kelmendi dhe se nuk ka pranuar t’ë marrë as trofeun e festivalit.

Megjithatë pas këtyre lajmeve këngëtarja ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Ishte bukur të isha me ju këto ditë. Vështirë se do t’u harroj. Ju përqafoj”, shkruan artistja në Instagram.

Kujtojmë gjithashtu që edhe dueti i saj me Capital T pati shumë pëlqime dhe reagime në rrjetet sociale. Madje kompozitori Valentin Veizi tha se kënga e tij “Pyes lotin” ishte bërë “pis” pa lejen e tij.
C2B0BC89 6B86 4406 B949 A28323D438BB

Të ngjashme