Ndodh perballja mes Shqipes dhe Teas: Shqipja: me genjeve sy per sy!

1 vit më parë

Ashtu siç u paralajmërua edhe dje në rrjete sociale, Tea Trifoni është sot e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell për të treguar të vërtetën e saj. Çfarë u theksua, ishte përballja e ish-konkurrentes së “Për’puthen” me Shqipe Hysenaj, me të cilën krijoi armiqësi brenda programit.

Gjatë debatit të sotëm, Shqipja nuk i ka kursyer asgjë Teas. Ajo ka theksuar se ato që 21 vjeçarja i ka thënë në emision dhe gënjeshtrat sy për sy nuk do ja harrojë.

“Nuk mund ta kthejmë të keqen me të mirë, këtë e kemi parë. Ti si do ma ktheje pasi une ty çfarë nuk të kam bërë brenda atij programi? Ti çfarë nuk ke thënë për mua brenda atij programi dhe në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Më ke gënjyer sy për sy. Tea unë ty këto nuk t’i harroj! Do t’i mendosh, t’i elaborosh dhe do vish do mi thuash,” është shprehur ajo.

Të ngjashme