Showbiz
Ndjekësit në merak për “Big Brother VIP 2”, Arbana jep përgjigjen përfundimtare
31 Maj, 2022 | 12:02 pm
Arbana Osmani do bëhet mami për herë të tretë, shijoi disa ditë relaksi në Mykonos me partnerin dhe fëmijët dhe dje kishte kohë t’u përgjigjej edhe pyetjeve të ndjekësve të saj.
Ajo nuk i shpëton dot pyetjeve për “Big Brother VIP”. pyetje që e ka “përndjekur” Arbanën prej vitesh dhe ja ku iu rikthye përsëri.
“Ta bëj atë pyetjen që ke një jetë që e dëgjon?, shkruan një nga fanset e saj dhe përgjigjia e moderatores ishte:
Janë aluduar disa emra personazhesh që mund të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri këtë edicion të dytë, madje ne kemi info dhe për opinionisten që mund të bëhet pjesë e këtij formati por s’po jua themi që tani se kemi gjithë verën përpara.