Kryefjala Logo

Ndjekësit akuzojnë se qeni Roza Latit ka ngrënë një mace, reagon moderatorja!

12 Tetor, 2023 | 9:25 pm

Pak ditë më pareë JOQ ka publikuar një denoncim përmes një videoje audio.

Në video, një vajzë pretendon se Sasha, qeni i Roza Latit, ka ngrënë një mace poshtë pallatit dhe macja ka ngordhur përpara syve të denoncueses. Pretendimi i kësaj të fundit është fakti që moderatorja e mban qenin pa litar, e lëshon pa kontroll dhe kjo është bërë shkak që macja të përfundojë e gjakosur në gojën e qenit të Roza Lati.

Roza ka bërë një video shpjeguese në Instagram ku thotë: Dje ka ndërruar jetë një mace rruge poshtë pallatit tim. Situata ka qenë kjo: isha në trotuar dhe dëgjova të lehurat e Sashës. Unë e mbaj qenin pa litar poshtë shtëpisë sepse nuk ka qenë kurrë rrezik as për njerëzit, as për kafshët[…]Macja ka dhënë jetë aty, sepse mund t’i ketë ngecur ushqimi në aparatin e frymëmarrjes ose mund ta ketë shkelur ndonjë makinë te koka dhe goditjet cerebrale e kanë bërë që të hidhet përpjetë. Këtë më thanë mjekët se u interesova. Sasha ime nuk e ka ngrënë macen sepse nuk ka dhëmbë, e ka gojën të operuar, i ka pasur dhëmbët e kalbur që këlysh. Videon po e bëj për sqarim për të gjithë njerëzit që e dinë që unë i dua kafshët. Gocat që kanë denoncuar ngjarjen dhe më kanë ardhur te dera e shtëpisë duke bërë video që më pas I kanë publikuar do i ndjek me polici. Sasha ime është rëndë, e pres nga dita në ditë që të ngordhë.”

Ndonse menjëherë ka patur komente negative ku ndjekësit akuzojnë Rozen.

C38062A5 C3D2 4441 9195 3EEE7CF7E9E5

01D5D830 F6F8 40E4 82A0 343197DF0D80

F88F4547 8FB1 4CD1 9995 985CC0454E92

Të ngjashme