Kryefjala Logo

Nderruan jete 8 persona gjate koncertit, reperi paguan ceremonine mortore

10 Nëntor, 2021 | 11:16 am

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në koncertin e reperit të njohur mbarë botën,Travis Scott.Në koncertin e tij tragjik ose ndryshe nga përshkrimet e njerëzve “në koncertin e tij antinjerëzorë”,kanë ndërruar jetë 8 persona dhe më shumë se 300 veta janë plagosur.

Direkt pas këtij lajmi tronditës, nëpër rrjete sociale janë shpërndarë një mori videosh dhe dëshmish të personave të cilët kishin qenë pjesë e koncertit dhe kishin mundur t’i shpëtonin turmës.

Sipas tyre, por edhe gjykuar nga pamjet filmike të ekspozuara duket se reperi ka vijuar koncertin pavarësisht situatës kaotike që po ndodhte në koncert.
Pikërisht për këtë arsye janë shtuar një sërë akuzash duke e etiketuar Scott si person të papërgjegjshëm dhe të frikshëm sikur ai nuk ishte në vetdije për atë cka po ndodhte.

Njerëzit që kanë qenë prezent në koncert,pas tragjedisë kanë filluar të tregojnë për traumën që ata kishin kaluar.Ata e përshkruan sikur ishin në “ferr”,një moment tregonin se nuk mund te kthenin dot kokën qoftë për të parë mikun ose të afërmin e tyre që kishin ardhur.Tregojnë që kishin ndjerë mbytje në kraharor ku më pas e kanë ndjerë në qafë dhe për këtë arsye janë përpjekur të ngrejnë kokën sa më lart për të marr oksigjen.

Një vemëndje të veçantë mori edhe një postim i vet këngëtarit në rrjetin social Twitter ku u shprehu familjarëve ngushëllimet për jetët e humbura si dhe lutjet e tij për ta. Postimi i Scott vijon me mbështjetjen e tij finanaciare dhe morale për viktimat.

Ky postim sërish u shoqërua me komentues të revoltuar të cilët e bënin papërgjegjshmërine e tij si argumentin kryesor për ta cilësuar si fajtor.

Të ngjashme