Kryefjala Logo

Ndërron jetë “Mjeshtri i madh” i humorit shkodran

4 Shtator, 2021 | 2:03 pm

 

Ka ndërruar jetë një prej ikonave të estradës shkodrane, Paulin Preka në moshën 86 vjecare në Itali. Ai numëron me dhjetra role në teatër ku ka spikatur dhe në estradë.

Preka lindi në Shkodër me 2 shkurt 1935 në një familje të varfër, në një shtëpi përdhese dhe është rritur në mes të katër fëmijëve, një vëlla dhe dy motra, nga të ardhurat e krahëve të babait me profesion karrocier dhe të përkujdesjeve të nënës, e cila sic shprehej aktori “na rriti dhe na edukoi me tolerancën, besimin në Zot, me shkollim dhe dashuri ndaj së mires”.

Të ngjashme