Showbiz
Ndarja nga Afrona bën bashkë Bleron dhe Teutën…
27 Prill, 2023 | 12:44 pm

Ndarja me modelen Afrona Dika ishte martesa e dytë “e dështuar” për këngëtarin Blero Muharremi. Ai ka patur më herët një divorc edhe me ish-partneren e tij Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë që quhet Tara.
Marrëdhëniet me Teutën duken perfekte, për sa kohë ata kujdesen të dy për të bijën, megjithëse kanë vazhduar jetët në drejtime të ndryshme. Sot, me rastin e ditëlindjes së Tarës, Blero dhe Teuta janë bërë sërish “bashkë”, për t’ia bërë këtë ditë të lumtur vajzës së tyre.
Ndërsa Afrona vijon me thumbat e saj në Instagram sa herë që Blero bën një deklaratë të fortë për të.