Kryefjala Logo

Ndahet nga jeta Kujtim Prodani, shkak behet Covid!

6 Janar, 2021 | 4:30 pm

Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare muzikanti i mirënjohur Kujtim Prodani.

Kujtim Prodani, djali i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani, ishte infektuar nga koronavirusi, dhe prej disa javësh kurohej në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin.

Vitin që lamë pas, ishte vetë Prodani, i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, njoftonte se ishte prekur nga Covid-19. ‘Sa miq e sa të afërm na more; o flamë e keqe.” – shkruante Prodani.

Prodani është kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ai ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

“I Am From Tirana”, “Ju Te Dashurat E Mia”, “Kjo Është Jeta”, “Ti Ishe Kryeveper”, “Floket S’me Jane Zbardhur Nga Mosha”, janë vetrëm disa nga dhjetra këngët melodioze që Prodani i ka interpretuar mjeshtërisht me zërin e tij karakteristik.

Të afërm e miq të shumtë janë shprehur të tronditur nga kjo humbje e papritur.

newsbomb

Të ngjashme