Kryefjala Logo

Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë italiane Piero Angela!

13 Gusht, 2022 | 1:20 pm

Një lajm i trishtë vjen sot nga shteti fqinjë Italia. Një person i rëndësishëm i gazetarisë dhe medias Piero Angela është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare. Lajmin e ka dhënë djali i tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: Udhëtim të mbarë baba!

Piero Angela e nisi karrierën si reporter radioje, ku më pas u bë korrespondent i huaj dhe drejtues i edicionit të lajmeve Rai.
Ai njihej edhe për gazetarinë e tij shkencore të botuar në libra të shumtë.

Piero Angela ka realizuar mbi 60 dokumentarë dhe qindra episode televizive, fitoi 7 “Telegatto” dhe 8 herë fitoi çmimin kombëtar të gazetarisë. Ai punoi deri në ditët e fundit të jetës së tij, e shkroi 33 libra gjatë viteve, të cilët shitën mbi 3 milionë kopje dhe kanë marrë shumë vlerësime nderi.

Të ngjashme