Kryefjala Logo

Ndahet nga jeta aktori i njohur i filmit “Parasite”, fitues i “Oscar”

2 muaj më parë

Ditën e sotme, aktori koreano-jugor Lee Sun-kyun, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin fitues të çmimit Oscar “Parasite”, ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare.

Lee u gjet i vdekur në një makinë në një park qendror të Seulit të mërkurën. Lee, 48 vjeç, u gjet pasi gruaja e tij raportoi në polici se ai ishte larguar nga shtëpia dhe ajo kishte gjetur një shënim, që dukej si shënim për vetëvrasjen.

Ai kishte qenë nën hetim nga policia i dyshuar për përdorim të marihuanës dhe drogave të tjera psikoaktive. Lee ishte marrë në pyetje tre herë nga policia, duke përfshirë 19 orë gjatë fundjavës. Aktori kishte thënë se ishte mashtruar nga një zonjë e një bari, e cila më pas u përpoq ta shantazhonte.

Ai la pas gruan Jeon Hye-jin dhe dy djem.

Të ngjashme