Kryefjala Logo

Ndahen sërisht Tuna dhe Patrisi?Por,a pati dikur një ribashkim?

14 Shtator, 2022 | 2:33 pm

Këngëtarja Tuna erdhi këtë verë në bashkëpunim me Fifin dhe vetëm por asnjëra këngë nuk ‘qëlloi’
Prej kohësh në Shkup ku rrit edhe dy djemtë e saj,Tuna herë pas here është diskutuar për historinë e saj të dashurisë me Patris Berishën.

Ai është edhe babai i djemve dhe kujtojmë se të dy morën dikur rrugë të ndryshme,por me ardhjen e djalit të dytë në jetë,Patrisi me një postim në Instagram dha lajmin e bukur se ishte bërë sërisht baba.

U tha se dyshja kishte lënë mënjanë keqkuptimet dhe jetesa e Patrisit në Shkup bëri akoma më të besueshme historinë se i kishin dhënë një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre.

Por,Tuna ka postuar një story në Instagram Instagram ku shkruan:”Baballarët e vërtetë mbështesin fëmijët e tyre pa pasur nevojë që t’ua kërkojë ligji”
Një mesazh ky për Patrisin?

A7A26A84 910C 4B9C AA2E 231A654A49F3

Të ngjashme