Kryefjala Logo

Ndahen rrugët për Ilir Shaqirin dhe Lori Hoxhën që zgjodhi Kledi Kadiun

22 Shtator, 2022 | 9:29 pm

Ilir Shaqiri fitoi Big Brother Vip Albania dhe bashkë me çmimin edhe polemikën që e quajtën një kthim ‘nderi’ pasi disa vite më parë i dha Lori Hoxhës vendin e parë në “Dancing With the Stars”

Epo “Dancing With the Start” është bërë sërisht molla e sherrit sepse përflitet për një krisje marrëdhëniesh midis balerinit dhe bloggeres.
Iliri shkoi si juri në Klan me Alketa Vejsiun dhe Lori sot publikoi në Instastory se në krye të jurisë do të ishte balerini i famshëm Kledi Kadiu.

Me fjalët më të ëmbla për Kledin,Lori na bëri të ditur se Kledi ka pranuar ftesën dhe nuk ka harruar ta falenderojë dhe të kujtojë se si para shumë vitesh babai i saj i ndjerë Dritan Hoxha i ka prezantuar.

Ore kthehemi ke Iliri ne..
Çfarë ka menduar Iliri kur ka parë story-n e Lorit?!
Vetëm po t’ia ketë treguar dikush ose dërguar me ‘screenshot’ se nga ajo që pamë as Lori nuk e ndjek më Ilirin në Instagram dhe as Iliri-Lorin.
Zënka paska patur seriozitet nën vete por ne nuk mund të rrijmë pa menduar faktin që Iliri është imazhi i “Digitalb”
Tani dy rrugë ka,ose Iliri me një “Abra-Kadabra” nuk do jetë më imazh,ose Lori do detyrohet të ndërrojë kanal kur të dali Iliri.

B9DF1EDF 1BB3 4EB0 A409 ABD4E0DCD5D6

92E2CC69 2964 466B 91B7 4E78F70B0B14

Të ngjashme