Showbiz
Naomi Campell flet “pa doreza”. “Droga për pak më mori jetën!
21 Shtator, 2023 | 1:22 pm
Naomi ka folur “pa doreza“në serialin “The Super Models”, duke treguar se merrte kokainë gjatë viteve ’90, për të përballuar traumat e fëmijërisë e më pas vdekjen e mikut të saj të ngushtë, Gianni Versace. “Mendoj se kur nisa ta përdorja, gjëja që doja të fshihja ishte dhimbja. Ti mendon se varësia do të të shërojë plagën, por nuk ndodh. Mund të të shkaktojë shumë frikë dhe ankth. Kështu, u acarova shumë”Vrasja e Gianni Versace-s në derën e shtëpisë në Miami Beach në vitin 1997, ishte një tronditje fatale për Naomi-n.