Showbiz
Na vjen keq Georgina po Jonida Maliqi e veshi e para…
22 Shtator, 2022 | 12:49 pm
Kur vjen puna për trende, e para që i sjellë në Shqipëri është Jonida Maliqi. Para tre ditësh bashkëshortja e futbollistit Ronaldo, Georgina Rodriguez ka veshur një xhaketë oversize xhins të Balenciagës, e cila kushton 1.600 dollarë por të njëjtën xhaketë e ka veshur të premten e javës së kaluar këngëtarja jonë, Jonida Maliqi.
Georgina Rodriguez
Jonida Maliqi
E ftuar në emisionin “Ditë pas Dite” në Rtsh, Jonida përveç të rejave nga jeta e saj artistike e personale bie gjithnjë në sy edhe për veshjet dhe stilin e saj unik. Edhe në Eurovision përpos performancës së jashtëzakonshme Jonida Maliqi, e përfaqësoi Shqipërinë denjësisht edhe me stil.