Showbiz
Mozzik sqaron publikun: “Jo çdo këngë e imja i dedikohet Loredanës”…
10 Nëntor, 2023 | 9:02 am

Reperi Mozzik ka publikuar së fundmi një këngë me titull “Zani”, e cila lidhet me një ndarje, ku mes rreshtash përmendet edhe distanca.
Kaq ka mjaftuar dhe në rrjet ka nisur menjëherë të aludohet se ky tekst është dedikim për Loredanën. Gjë të cilën Mozzik e ka mohuar duke sqaruar njëherë e mirë raportin me të.
“Jo çdo këngë i dedikohet lidhjes sime të mëparshme. Nëna e vajzës sime është prej kohësh e lirë, dhe unë po ashtu. Të dy jemi mirë me njëri-tjetrin dhe jemi të lumtur me jetën që kemi.”-sjkruan Mozzik mes të tjerash.