Showbiz
Mozzik i vë vulën: Hana më ngjan mua!
17 Maj, 2022 | 12:40 pm

Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vogëlusheje shumë simpatike që e kanë quajtur, Hana. Vogëlushja që kur lindi ka qenë shumë e famshme pasi nëna e saj, Loredana vendosi që t’i hapte një profil në Instagram ku aktualisht Hana numëron më shumë se 300 mijë ndjekës.
Megjithëse prindërit e saj nuk janë më bashkë, Hana kalon shumë kohë me të dy, pasi Mozzik dhe Loredana kanë bërë shpeshherë edhe pushime bashkë për hatër të Hanës. Por kohët e fundit duket se Hana ka kaluar kohë me babain e saj Mozzik, që ai e quan një “copy-paste” të vetes.
E në fakt për hir të së vërtetës është një mini Mozzik…