Showbiz
Mozzik i kundërpërgjigjet Loredanës me një fjalë të urtë popullore
9 Korrik, 2022 | 7:47 pm
Reperja Loredana e quajti komunikimin me ish partnerin e saj, Mozzik të vështirë. Ajo tregoi se me Mozzik nuk kanë më kontakte dhe reperi e takon vajzën e tyre përmes motrës së Loredanës.
”Të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë por në fakt ai ka. Ai kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, u shpreh reperja dhe mesa duket kjo deklaratë si ka pëlqyer.
Në postimin e fundit ai shkruan”Kush shkel mbi thërrimet e bukës, e vret buka gjithmonë” që mesa duket është një thumb për ish partneren e tij.