Showbiz
Mozzik i ka idetë e qarta këtë verë do gjej të dashur…
13 Qershor, 2022 | 9:10 am
Mozzik e ka ndarë mendjen kjo verë nuk do ta gjejë beqar. Këtë deklaratë reperi nga Ferizaj e ka bërë publike në rrjetet sociale, ku shfaqet në një makinë “cabriolet”.
Kjo verë s’do më gjejë beqar” shkruan ai në këto foto që ka postuar në Instagram. E në fakt me gjithë këtë famë që ka është pak i vonuar në këtë drejtim, por shpresë ka gjithsesi.
Sa i takon muzikës një nga koncertet e tij të fundit në Tiranë është ndërprerë nga policia e kryeqytetit ndërsa bashkëpunimi i tij i fundit me Butrint Imerin dhe Tayna pritet të dalë së shpejti në treg. Kënga më e fundit e Moozik është “Toto Rina”, dueti që ka me Getinjon vëllanë e tij, i cili sot feston edhe ditëlindjen.