Motra e Sarah Berishës, pjesë e Big Brother 2?

1 vit më parë

Sarah Berisha ka qenë një ndër ato personazhe që surprizoi nga pjesëmarrja në Big Brother, ku duket se e ndihmoi edhe në fushën e moderimit. Por duket se teksa pa suksesin e Sarah edhe Ditea ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Big Brother 2.

Në një pyetësor të bërë në Instagram, ajo është pyetur nëse do të bëhej pjesë e Big Brother 2 dhe ajo është shprehur: “Nëse do më vijë ftesa pse jo”.

Mesa duket, Ditea është duke e menduar, gjithësesi na mbetet për tu parë nëse do të jetë në listën e konkurrentëve të Big Brother 2, edhe pse është paksa herët duke qenë se Arbana ka konfirmuar se do të rifillojë në fund të dhjetorit.

Të ngjashme