Motra e Megi Pojanit me një gur vrau disa zogj. Ironizoi gjithë konkurrentet e “Dancing” por edhe Elvana Gjatën…

3 muaj më parë

Mbrëmë duket se ka qenë një natë me shumë debate në “Dancing with the Stars”. Konkurrentët janë ndarë në dy skuadra dhe kanë kërcyer të njëjtat këngë por me koreografi të ndryshme. E duket se fitues janë shpallur Elhaida Dani, Arbër Çepani, Sara Hoxha, Ardit Çuni, Julka Gramo dhe Gent Hazizi.
Ndërkohë skuadra ku bënte pjesë Salsano Rrapi, Megi Pojani, Elona Duro, Isli Islami, Deborah Keçi.

Por dihet që përveç konkurrentëve ndonjëherë pikët apo komentet e jurisë i përjetojnë më shumë familjarët apo fansat e tyre. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ina Pojanin e cila i ka konsideruar vajzat e skuadrës kundërshtare të Megit si “Elvana Gjata version Luzerni”.

Por ky koment nuk mund të mos komentohej nga Julka e cila tha se, “Elvana është vajza më punëtore që ajo njeh dhe mbi të gjitha ish-fituese e Dancing kështu që krahasimin me të po e marrim për kompliment”.

(Min 1:22:46)

 

Të ngjashme